Site icon Telegrafi

Tradita e fundvitit – Barack Obama publikon listën e këngëve, filmave dhe librave të preferuar të vitit 2021

Është një traditë e fundvitit që ish-presidenti amerikan, Barack Obama publikon listën vjetore të filmave, librave dhe muzikës së tij të preferuar në rrjetet sociale.

“Arti gjithmonë mban dhe ushqen shpirtin. Por për mua, muzika dhe tregimi ndiheshin veçanërisht urgjente gjatë këtij viti pandemik – një mënyrë për t’u lidhur edhe kur ishim të lidhur”, shkroi Obama, në Instagram për të nisur listën e tij të preferuar të vitit 2021.

Duke filluar me librat, Obama renditi 13 tituj dhe u kujtoi ndjekësve 11 të tjerë që ai rekomandoi në fillim të vitit.

Një vepër e trilluar historike, “Matrix” nga Lauren Groff , së bashku me “Crossroads” e Jonathan Franzen , librin me kujtime të Qian Julie Wang “Beautiful Country”, “The Lincoln Highway” nga Amor Tales dhe të tjera që ai tha se i “lanë përshtypje”.

Ish-presidenti është një lexues i pasionuar, dhe pëlqen po ashtu filmin dhe muzikën dhe qartësisht shpreson të vazhdojë me hobi të tij edhe gjatë pushimeve, shkruan People.

“Duke qenë se këto janë vepra që në fakt i kam dëgjuar, shikuar ose lexuar, jam i sigurt se më kanë munguar disa gjëra të vlefshme. Pra, nëse keni rekomandimet tuaja për të ndarë, unë do t’i shtoj ato në listën e librave dhe filmave që shpresoj t’i arrijë gjatë pushimeve!”, tha tutje ai.

Më pas ishin filmat e preferuar të vitit të Obamës, “secili prej këtyre filmave tregon një histori të fuqishme dhe shpresoj që t’i shijoni po aq sa unë” , tha ai për një listë që përfshin 14 filma.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Barack Obama

Xhirim kritik i Stephen Spielberg për “West Side Story”, “The Power of the Dog” me Kirsten Dunst, filmi i Matt Damon dhe Ben Affleck “The Last Duel”, “The Worst Person in the World”, “Drive My Car” dhe “The Card Counter” me protagonistë Tiffany Haddish dhe Oscar Isaac janë të nominuarit për filmin më të mirë, sipas ish-presidentit.

Ndërsa, lista muzikore e Obamës u postua të premten, duke sjell “Rumors” nga Lizzo ft. Cardi B, “Broken Horses” nga Brandi Carlile dhe “Montero” nga Lil Nas X.

Gjithashtu në listë ishin disa këngë të preferuara të muzikës latine, duke përfshirë bashkëpunimin e Aventura dhe Bad Bunny “Volvi” dhe hitin “Pepas” nga Farruko.

Artistë të tjerë të shquar në listë ishin edhe Nas, Lauryn Hill, Courtney Barnett dhe Isaiah Rashad.

“Gjithmonë më ka pëlqyer të dëgjoj një shumëllojshmëri të gjerë muzike, kështu që nuk është çudi që kam dëgjuar pak nga gjithçka këtë vit. Shpresoj që të gjeni një artist apo këngë të re për ta shtuar në listën tuaj të preferuar të këngës”, shkroi ish-presidenti për zgjedhjet e tij këtë vit. /Telegrafi/

Exit mobile version