Site icon Telegrafi

Tradita 170-vjeçare e briskpunuesve të Pejës

Blerim Gorani është trashëgimtari i vetëm i traditës artizanale të përpunimit të brisqeve në Pejë.

Familja e tij ishte e njohur për prodhimin e pushkëve dhe gërshërëve ndër shekuj.

Mirëpo një traditë e tillë e përcjellë brez pas brezi tashmë ka filluar të rrezikohet.

“Kjo traditë ka filluar të zbehet sepse ka përparua teknika…Unë sot vazhdojë vetëm me riparimin dhe mprehjen e thikave, gërshërëve”, thotë Blerim Gorani për Deutsche Welle.

Nga gjërat që kanë prodhuar stërgjyshi, gjyshi dhe babai i Blerimit, këtij të fundit i kanë mbetur vetëm pak gjëra si kujtim.

Dikur qyteti i Pejës ishte shumë i zhvilluar për shkak të zejtarëve të shumtë, por sot ka mbetur vetëm një kujtim i bukur i së kaluarës.

“Puna e zejtarisë në Pejë ka pasur ndikim të madh. Për fat të keq tashmë janë shuar shumica e zejeve në Pejë.

Blerim Gorani momentalisht mprehë vetëm brisqe, por synimi i tij është që dyqani ku punon të shndërrohet në muze të zejtarisë./Deutsche Welle/

Exit mobile version