Site icon Telegrafi

“Tradhtia” për të cilën Vinicius Jr nuk shkoi te Barcelona edhe pse nënshkroi, agjenti zbulon situatën e tij dhe të Rodrygos

Andre Cury, agjenti i Vitor Roque, shpjegoi në programin ‘El Larguero’ çelësat e nënshkrimit të sulmuesit të ri brazilian 18-vjeçar nga Club Athletico Paranaense, por vëmendje më shumë mori ‘tradhtia’ që miqtë e tij ia bënë pas marrëveshjes së Vinicius Junior me Barcelonën dhe pastaj transferimit te Real Madridi.

Vitor Roque, të cilit Barça i ka vënë një klauzolë prej 500 milionë, ka nënshkruar për Barcelonën deri në vitin 2031 në një transferim që ka kushtuar 30 milionë euro plus 31 milionë euro bonuse.

Megjithatë, Andre Cury kujton se Vinicius Jr dhe Rodrygo Goes ishin një hap larg nënshkrimit për Barcelonën dhe në fund përfunduan te Real Madridi.

Lexo po ashtu Agjenti zbulon se si dy klube të Ligës Premier tentuan ta ‘rrëmbenin’ Vitor Roquen nga Barcelona duke ofruar miliona euro

“Vinicius Jr u nënshkrua nga Barça. Dy agjentët e lojtarit ishin miqtë e mi shumë të ngushtë. Kjo çështje ishte tashmë e pranishme për ne, por në sekondën e fundit miqtë e mi më tradhtuan mua dhe klubin. Ne nuk kemi folur me njëri-tjetrin që nga viti 2017. Vinicius është cule (tifoz katalunas). Po, cule, cule. Mund të them se ai qau pas rikthimin 6-1 të Barçës kundër PSG-së”, shpjegoi Cury në vitin 2021.

Në programin ‘El Larguero’ ditën e djeshme, Cury rrëfeu historinë e nënshkrimit të Vinicius nga Barcelona, ​​duke shtuar opsionin e ardhjes së Rodrygo.

“Ne i kishim dy lojtarët shumë të kontrolluar. Vinicius është subjekt i tradhtisë, sepse njerëzit shumë të afërt me mua në nivel personal na tradhtuan në fund. Rodrygo ishte i lidhur, por klubi në fund vendosi të mos e nënshkruante atë”, ka thënë fillimisht Cury për El Larguero.

“Çështja Vinicius ishte rregulluar e gjitha dhe Madridi mësoi se ai ishte në Barcelonë dhe e ftuan të shkonte në Madrid, por në Madrid as nuk e njihnin. Vinicius shkoi në Madrid sepse ata zgjodhën agjentët e tyre”.

“Ne kishim punuar tri vjet për nënshkrimin dhe agjentët e tij na tradhtuan. Vinicius më tha se ishte kulmi. Ai qau me fitoren 6-1 të Barçës ndaj PSG. Më tha vet, nuk e di nga të tjerët”, shtoi Cury për dështimin e nënshkrimit të Vinicius për Barcelonën.

Në lidhje me operacionin e Rodrygos me Barcelonën, agjenti shpjegoi se “Rodrygo ishte i lidhur, por Barça vendosi të mos hynte në garë. Ne po flisnim me Vinicius, por kur ai na tradhtoi, shkuam për Rodrygon”.

“Për mua, Rodrygo është më i kompletuar se Vinicius. Ne shkuam në Santos për të negociuar për të, ne nuk e mbyllëm marrëveshjen dhe Real Madridi mbërriti me shumë më tepër fuqi financiare. Babai i tij më tha se nëse do ta rregullonte atë mes Santos dhe Barcelonës, Rodrygo do të shkonte në Barcelonë për më pak para”, përfundoi agjenti brazilian. /Telegrafi/

Exit mobile version