Gazetari Yuriy Butusov dhe anëtari i “Platformës për Jetën”, Nestor Shufrych përleshën gjatë një paraqitje në një televizion në Ukrainë.
Përleshja shpërtheu kur Shufrych vuri në dukje se “Platforma për Jetën” ishte e dyta më e forta në parlament, si dhe se “populli i Ukrainës mbështet anën e tij”, për të cilën Butusov u përgjigj me akuzat se anëtarët e “Platformës” ishin tradhtarë, të akuzuar për tradhti dhe përhapje të propagandës dhe narrativave ruse në Ukrainë.
Moederatori u përpoq të qetësonte situatën duke thënë se “i takon gjykatës të vendosë nëse dikush është tradhtar”, por nuk ia doli, raporton dailymail.
https://twitter.com/UkrWarReport/status/1494791327724281873
Vetëm pak çaste më vonë, Butusov fluturoi në Shufrych dhe e goditi në fytyrë, pas së cilës pati një përleshje.
Kur situata u qetësua pak, Shufrych u largua nga studio për disa minuta dhe më pas u kthye dhe i tha rivalit se ishte një “provokator i zakonshëm”, si dhe se po “gërvishtej si vajzë”.
Ndryshe, ish-kryeministri Arseniy Yatsenyuk dhe ish-presidenti Petro Poroshenko kanë qenë dëshmitar të rrahjes pasi ishin prezent në emisionin televiziv. /Telegrafi/