Telegrafi

‘TR PR’ u komentua si ‘diss’, DJ Blunt reagon me një fotografi ngacmuese në InstaStory (Foto)

DJ Blunt dhe Real 1 e kanë nisur vitin 2018 me një projekt shumë interesant, të titulluar “TR PR”.

Kënga nuk ka shpëtuar lehtë pa u kritikuar nga një pjesë e madhe e atyre që e dëgjuan, kjo pasi një pjesë e vargjeve u menduan se janë dedikim për dikë.

I gjithë projekti u apostrofua si ‘diss’ kundrejt disa kolegëve të tyre reperë, e i tillë u cilësua edhe nga mediat.

Por, pak ditë pas publikimit, DJ Blunt ka vendosur që më në fund të reagojë, duke publikuar një fotografi mjaft ngacmuese në InstaStory.

” Për ju që më shani, më kërkoni në Google” (sic.), ka shkruar ai në fotografinë ku shfaqet me gishtin e mesit.
Për Telegrafin, Blunt dhe Real kanë treguar se edhe gjatë vitit 2018 do të sjellin projekte të shumta e interesante në skenë, njëlloj siç kanë bërë gjatë vitit 2017.

Ndërsa Rreth projektit në fjalë nuk ka pasur ndonjë reagim nga ndonjë prej reperëve shqiptarë. /Telegrafi/