Telegrafi

Toyota shënon arritje të rëndësishme në tregun evropian (Foto)

Prodhuesi japonez Toyota, ka arritur të shesë dy milionë makina hibride në Evropë

Kohëve të fundit është rritur numri i makinave hibride dhe të elektrifikuara, por Toyota ishte ndër të para që ka nisur t’i prodhojë për t’i shitur në treg të gjerë, transmeton Telegrafi.

Teknologjinë hibride, Toyota e ka prezantuar në Evropë gjatë vitit 2000 dhe për 18 vjet, ka arritur t’i shesë dy milionë makina të tilla.

Magdalena Sobolewska-Bereza nga Varshava e Polonisë, është blerësja e dy milionë, e cila bleu një Toyota C-HR Hybrid. Asaj i janë dhënë derivate falas për një vit, por jo përnjëherë, por si kartelë me të cilën do të rimbursojë.

Megjithëse kjo është një arritje e madhe për Toyota dhe nëse vazhdohet në këtë formë, ndotja do të ndalohet për 90 për qind deri më 2050, kjo është larg nga arritjet e modelit Prius që u lansua më 1997. Globalisht, janë shitur 12 milionë modele hibride, ndërsa ofron 34 makina të ndryshme hibride, në 90 shtete të ndryshme të botës. /Telegrafi/