Nga fillimi i vitit të ri akademik, në Grenoble të Francës do të fillojë realizimi ‘vizioneve të të ardhmes’, sa i përket transportit nëpër qytete.
Nga tetori i këtij viti do të jenë të gatshme për shfrytëzim 70 automjete ultra-kompakte elektrike, Toyota i-Road dhe 30 pika të mbushjes së tyre.
E gjithë kjo do të vijë falë bashkëpunimit mes qytetit Grenoble, kompanisë franceze energjetike EDF, prodhuesit japonez Тoyota dhe kompanisë lokale për huazim të automjeteve, Citélib
Në tre vitet e ardhshme, përdoruesit do ta kenë mundësinë që ta marrin automjetin transportues në një pikë dhe ta kthejnë në një pikë tjetër.
Qëllimi i këtij projekti është që të promovojë një lloj lidhshmërie ndërmjet transportit publik (tramvaj, autobusë, trena) me modelin e ri për shfrytëzim personal të automjeteve të vogla, të cilat nuk zënë shumë vend. /Telegrafi/