Feronikeli nuk ka mundur të marr më shumë se një pikë përballë debutuesit Arbërisë (0-0), duke shkuar në ndeshjen e tretë pa fitore.
“Industrialistët” patën disa mundësi të mira në këtë përballje, por që nuk e gjetën rrugën e golit dhe kështu mbylli për herë të parë këtë edicion një ndeshje pa shënuar.
Pas ndeshjes kryetrajneri i kësaj skuadre, Afrim Tovërlani, nuk u prononcua fare për media, duke shkuar menjëherë në drejtim të dhomave të zhveshjes.
Ish-kampionët e vendit tani me pesë pikë zënë vendin e tretë, ndërsa në xhiron e ardhshme e presin Dritën.
Ky rezultat mund të mos i ketë pëlqyer Tovërlanit, pasi që skuadra që ai drejton ka ambicie të mëdha këtë edicion, pasi është përforcuar dukshëm me emra të njohur për nivelin tonë të futbollit. /Telegrafi/