Ballkani ka fituar ndaj Feronikelit me rezultat 3-2, në një ndeshje që kishte fund tejet emocionues.
Fillimisht het-triku i Mirlind Dakut krijoi përshtypjen e një fitoreje të lehtë për Ballkanin, por Maclei shënoi dy gola në minutat 85’ dhe 89’ duke rihapur ndeshjen.
E në fund ndeshja ka mundur edhe të barazohet, ndërsa për këtë takim trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, i cili ka thënë se fitorja e Ballkanit është e merituar.
“Vetëm në 20 minutat e fundit kemi luajtur ashtu siç kemi dashur, pra jo me topa të gjatë, por për tokë”.
“Sigurisht, ishte edhe meritë e Ballkanit që nuk na la të luajmë lojën tonë. Në fund e rihapëm takimin pas vetëkënaqësisë së Ballkanit, por edhe përmes zëvendësimeve tona”.
“Fitorja e Ballkanit ishte e merituar. Neve na mbetet të përmirësohemi”, ka thënë Tovërlani. /Telegrafi/