Site icon Telegrafi

Tovërlani: Kemi bërë hap mbrapa

Feronikeli ka pësuar humbje nga Drenica me rezultat 1-3.

Kjo fitore e Drenicës ka befasuar të gjithë adhuruesit e futbollit kosovar por edhe Feronikelin.

Kampioni në fuqi mbetet mbrapa liderit gjashtë pikë por kjo diferencë mund të thellohet pas ndeshjes Trepça ’89 – Liria.

Trajneri i Niklit, Afrim Tovërlani ka deklaruar se skuadra e tij ka bërë një hap mbrapa me këtë humbje.

“Realisht ne kemi bërë një hap mbrapa me këtë humbje. Sa i përket titullit nuk do të dorëzohemi derisa të na lejoj matematika”.

“Duhet të jemi të sinqertë që do të jetë mjaftë vështirë nëse triumfon 89-shi”, ka deklaruar Tovërlani. /Telegrafi/

Exit mobile version