Site icon Telegrafi

Tovërlani: Dy herë Drenica erdhi te porta jonë, dy herë na shënoi

Derbi i Drenicës ka përfunduar pa fitues, ku Feronikeli dhe Drenica mbyllën ndeshjen me rezultat 2-2.  

Golat për Niklin i realizuan Albert Dabiqaj dhe Marko Miliçkoviq, ndërsa dy golat për ‘kuqezinjtë’ i realizoi Almedin Murati.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, i cili thotë se është e pakuptueshme se sa lehtë i morën golat në këtë sfide.

“Është e pakuptueshme, dy herë na erdhi Drenica te porta dhe dy herë na realizoi. Gjyqtari nuk ishte i përgatitur për këtë nivel loje”.

Sipas Tovërlanit, skuadra e tij nuk po ka pushim si klubet tjera.

Lexo po ashtu Feronikeli e Drenica ndajnë pikët në ndeshjen e katër golave

“Çdo javë kundërshtarët tonë po kanë nga një ditë më shumë pushimi, orari nuk është i duhuri sepse ne kemi zhvilluar 4 ndeshja brenda 9 ditësh”, ka thënë Tovërlani pas ndeshjes për ‘Art Sport’.

Feornikeli ka katër pikë pas tri ndeshjesh dhe mban pozitën e tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version