Kompania kaliforniane Gunther Werks, e cila restauron dhe modifikon ekzemplar të Porsche 911s, prezantoi krijimin e saj të fundit në edicionin e këtij viti të ngjarjes The Queil.
Modeli i quajtur Touring Turbo Edition Coupe bazohet në gjeneratën 933, që do thotë se vetura është akoma një Porsche 911, por i modifikuar në mënyrën e Gunther Werks.
Motori origjinal me 6 cilindra i ftohur me ujë është zëvendësuar nga një motor 4.0-litërsh me turbo të dyfishtë i zhvilluar nga Rothsport Racing, i cili kombinohet me një transmision manual origjinal me 6 shpejtësi Getrag, i cili është modifikuar ndjeshëm, përcjell Telegrafi.
Motori i ri prodhon 750 kuaj fuqi, dhe e gjithë fuqia transmetohet tek rrotat e pasme. Ka një kapacitet prej 50 kuaj fuqi më shumë se projekti Turbo mbi të cilin bazohet, i cili ishte prezantuar vitin e kaluar në të njëjtën ngjarje.
Përveç fuqisë më të lartë, versioni i ri merr një krah të pasmë karboni në formën e një bishti të rosës, i cili siguron qarkullimin optimal të ajrit në motorin e ftohur me ajër, ndërsa ofron një pamje më “të përmbajtur” në krahasim me spoilerin standard Turbo nga Gunther Werks. /Telegrafi/