Yaya Toure nuk është i interesuar të shkojë në Kinë këtë muaj apo në një të ardhme të afërme dhe është i vendosur ta mbarojë sezonin me Manchester Cityn.
Është raportuar se mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka refuzuar pagën prej 430 mijë funtesh (500 mijë euro) në javë ka një klub i Superligës kineze.
Burime pranë lojtarit kanë thënë se kjo ishte një prej shumë ofertave që ai ka marrë nga klubet e pasura kineze, porse ka refuzuar të shkojë atje.
Toure ka pasur probleme me klubin këtë sezon, mirëpo Pep Guardiola tash e ka përfshirë në skuadër dhe ai dëshiron të qëndrojë.
Mesfushori ka kontratë me Cityn deri në fund të sezonit dhe ka pranuar publikisht se dëshiron ta respektojë atë dhe të qëndrojë më gjatë nëse i ofrohet vazhdimi i kontratës. /Telegrafi/