Yaya Toure akoma është i aftë që të ketë ndikim të madh në rrjedhën e sezonit të një skuadre – deklaron Roberto Mancini.
Mesfushori nuk është përfshirë ën skuadrën e Manchester Cityt që do të luajë në ligën e kampionëve duke nxitur reagimin e agjentit të tij, Dimitri Seluk.
Mancini ishte trajneri që e transferoi 33-vjeçarin në Etihad në vitin 2009 nga Barcelona dhe ai beson se futbollisti nga Bregu i Fildishtë është vendimtar, njësoj si Zlatan Ibrahimovic, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.
“Yaya ka qenë gjithmonë një nga objektivat e mia. Para një viti thuajse e siguruam me presidentin Erick Thohir (te Interi), por ai vendosi të mos e tradhtonte Manchester Cityn, ku e kisha transferuar unë”.
“Toure, njësoj si Zlatan Ibrahimovic, është një nga ata lojtarë që mund ta bëjë ndryshimin, mund ta ndërrojë rrjedhën e një sezoni, njësoj si Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo”, është shprehur italiani për Corriere dello Sport. /Telegrafi/