Telegrafi

Toure dëshiron të qëndroj në Ligën Premier

Yaya Toure dëshiron të qëndrojë në Ligën Premier edhe pasi të largohet nga Manchester City.

Daily Telegraph shkruan se 33 vjeçari nuk ka të ardhme në Etihad Stadium, sidomos pas ardhjes së Pep Guardiolas.

Ish trajneri i tij te City, Roberto Mancini e ka kërkuar te Interi, por në tavolinën e tij qëndron edhe një ofertë e klubit kinez Shanghai SIPG në vlerë prej 300 mijë funteve në jave.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve

Por Toure dëshiron të qëndroj ende në Ligën Premier dhe është në kërkim të ndonjë skuadra që ka objektiva të rëndësishëm./ Telegrafi/