Telegrafi

Toure afër Monacos

Mbrojtësi nga Bregu i Flidishtë, Kolo Toure, po mendon për një aventurë të re para pensionimit.

Kolo Toure ka dëshirë ende që të luaj dhe për të zgjatur karrierën e tij, para se ti varë këpucët në gozhdë.

Sipas tabloidit anglez Daily Mail, mbrojtësin e Liverpoolit mund të shohin duke luajtur në Monaco gjatë kësaj vere.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Kjo pasi, 35-vjeçari ivorian ka refuzuar një rol trajnues në Liverpool pasi kontrata e tij ka skaduar, dhe një lëvizje për në kampionatin francez, Ligue 1, tashmë mund të vjen në horizont.

Megjithatë, mosha e Toures mund t’ia pamundësoj këtë lëvizje, pasi kampionati francez është njëri ndër më të fortit në botë. /Telegrafi/