Në intervistën e tij të fundit me Tuttomercatoweb, legjenda e Italisë, Francesco Totti kujtoi kampionatin fitues të Kupës së Botës 2006 për Azzurrët, duke thënë se sekreti ishte një grup i fortë, pavarësisht nga cilësitë e lojtarëve.
Totti ishte pjesë e një skuadre legjendare të Italisë që fitoi Kupën e Botës 2006 të mbajtur në Gjermani.
Të gjithë lojtarët nga ai ekip, plus trajneri Marcello Lippi, u ribashkuan në Viareggio në fillim të kësaj jave.
“Ishte një darkë e këndshme; të gjithë ishin të lumtur dhe ishte kënaqësi të ribashkohesha pas kaq shumë kohësh”, ka thënë fillimisht Totti.
“Ajo skuadër ishte një nga më të mirët, por ajo që na bëri të bëheshim të mëdhenj ishte grupi. Të gjithë shkuam në të njëjtin drejtim”, përfundoi legjenda italiane.
Gjatë të njëjtës intervistë, Totti foli për zhgënjimin e Daniele De Rossit për shkarkimin nga Roma muajin e kaluar dhe këmbënguli se ai nuk ishte i befasuar nga rezultatet e Antonio Contes në Napoli. /Telegrafi/