Francesco Totti dhe Roma vazhdon të jetë një dashuri e pafund.
Kapiteni verdhekuq ka firmosur rinovimin e kontratës deri në vitin 2017, pas takimit vendimtar që ka pasur sot me presidentin James Pallotta.
Pallotta ishte i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm Baldissoni dhe takimi ka zgjatur rreth një orë, para se të gjithë të dilnin të qeshur nga takimi.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Në takim ka qenë edhe fotografi zyrtar i klubit, që natyrisht ka bërë fotot e rastit, por zyrtarizimi i lajmit u la pas mbylljes së bursave, pasdite vonë.
Në këtë mënyrë merr fund një “telenovelë”, që shpesh u bë paksa e lodhshme dhe e shëmtuar, por tani kapiteni historik realizon dëshirën e tij, do të qëndrojë edhe një sezon te Roma e tij.