Site icon Telegrafi

Totti tregon arsyen e pazakontë për të cilën për pak sa nuk u nda nga gruaja: Nuk kemi folur me ditë të tëra

Francesco Totti dhe Ilary Blasi (Foto: Instagram/ilaryblasi)

Legjenda italiane e futbollit, Francesco Totti, ka treguar se martesa me Ilary Blasin kishte qenë pranë fundit, pasi prezantuesja televizive kishte blerë një mace pa qime.

Ikona e Romës, i cili është martuar me moderatoren e famshme në vitin 2005, ishte hidhëruar kur bashkëshortja e tij e solli kafshën në shtëpi.

“Isha i xhindosur me gruan time, ajo e bleu një mace pa qime dhe e quajti Donna Paola”, ka thënë Totti gjatë një bashkëbisedimi të drejtpërdrejtë në Instagram me ish-futbollistin italian, Christian Vieri.

“Po vloja. Natën, flinte brenda krevatit tonë, poshtë te këmbët. Është një mace shumë e dashur, por për pak sa nuk e shkaktoi ndarjen tonë”.

“Ilary e donte një mace me çdo kusht, ndërsa unë isha i vendosur për jo. Një ditë e solli në shtëpi, sepse në fund të fundit, ajo i merr të gjitha vendimet në familje”.

Lexo po ashtu Gërshetimi i sportit dhe artit në romancë: 15 futbollistët që u lidhën me bukuroshe të famshme

“Nuk kemi folur me ditë të tëra, por në fund, edhe unë u dashurova në atë mace”, ka rrëfyer Totti. /Telegrafi/

Exit mobile version