Site icon Telegrafi

“Totti do të qëndroj te Roma si drejtor i klubit”

Trajner i klubit, Eusebio Di Francesco ka thënë se Francesco Totti do të marrë rolin e drejtorit të Romës.

Legjenda e Giallorossëve luajti ndeshjen e tij të fundit për klubin në fund të sezonit 2016-17, por është sugjeruar që ai të vazhdojë karrierën e tij si lojtar në vende të tjera.

Lexo po ashtu UEFA i ndan çmim special për arritje dhe besnikëri ndaj klubit Francesco Tottit (Foto)

Megjithatë, ka një ofertë për t’u bërë drejtor në tavolinë dhe trajneri i Romës pret që ish-shoku i tij i klubit ta pranojë atë.

“Ne do të kemi pothuajse sigurt Tottin si drejtor”, ka thënë fillimisht Di Francesco për Il Centro.

Lexo po ashtu Adrian Mutu zbulon një histori të pabesueshme me Francesco Tottin (Foto)

“Unë kam folur me të kohëve të fundit, dhe përtej atij roli që ai zgjedh, do të isha i lumtur ta kisha pranë, ai do të ishte një vlerë e shtuar”.

“Natyrisht që unë do të bëj stërvitje, por dikush që e di mjedisin do të ishte i mirëpritur për ata lojtarë që nuk i njoh shumë”, përfundoi trajneri i ri i Romës. /Telegrafi/

Exit mobile version