Francesco Totti gjithmonë ka pohuar se kurrë nuk dëshiron të largohet nga Roma, megjithëse ishte tunduar në vitin 2001, kur Real Madridi u përpoq ta transferonte.
“Capitano” rrëfeu se Florentino Pérez, në vitin 2016, i kërkoi atij një fanellë, ku shkruante “Shikoni, i vetmi që i tha” jo “Madridit.
Tani që ai ka lënë Giallorossit si menaxher për shkak të problemeve me presidentin e klubit romak, James Pallottan, ai më në fund mund të bëjë ëndrrën realitet dhe të punojë me Los Blancos.
Sot, ‘Corriere della Sera’ dhe ‘La Gazzetta dello Sport’ bënë publike propozimin e ri të merenguezëve , ku Florentino, do t’i ofroi një pozitë të ambasadorit të klubit dhe ish-futbollisti po e mendon seriozisht kalimin te madrilenët.
Ai ka edhe ofertat e Federatës së Futbollit të Italisë, Sampdorias dhe një nga Katari, por Real Madridi, për të, do të përmbushte një ëndërr.
Ndryshe, Totti dhe Daniele de Rossi janë ndër lojtarët e vetëm që kanë filluar dhe mbaruar karrierën te romakët. /Telegrafi/