Telegrafi

Totti prezent në “Air Albania”, thotë se do të donte të zbriste në fushë

Francesco Totti do të jetë një nga yjet e futbollit që do të marr pjesë në “Air Albania”.

Legjenda e Romës do ta përkrahë skuadrën e tij të zemrës nesër (e mërkurë) nga ora (21:00) për finalen e Ligës së Konferencës ndaj Feyenoordit.

Finalja do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Ish-kapiteni i përjetshëm i verdhekuqve, foli për Sky duke theksuar se do kishte dashur shumë të luante në këtë finale.

“Ndihem në ankth për finalen e Tiranës. Do të kisha dashur ta luaja, të gjithëve do t’u pëlqente të luanin në një sfidë të tillë”, deklaroi legjenda e Romës.

Shumë tifozë të Romës dhe Feyenoordit kanë udhëtuar për Tiranë. /Telegrafi/