Telegrafi

Totti për Euro 2024: Italia është e fortë, ata kanë një trajner të madh

Francesco Totti nënvizoi besimin e tij për Kombëtaren e Italisë përpara Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, pasi sipas tij kanë një trajner të madh si Luciano Spalletti.

Azzurrët po përgatiten për turneun e tyre të parë të madh në tre vjet, duke hyrë në Euro 2024 si kampionë aktual pas suksesit të tyre historik në edicionin e fundit në vitin 2021.

Presioni është për të performuar mirë pasi ekipi humbi një vend në Kupën e Botës në Katar 18 muaj më parë.

Italia do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë në Grupin B të Kampionatit Evropian, por fillimisht do të luajë dy miqësore përgatitore për turneun, përballë Turqisë më 4 qershor dhe Bosnjës në 9 qershor. Ndeshja e tyre e parë në Gjermani do të vijë kundër Shqipërisë më 15 qershor.

Lexo po ashtu Italia publikon listën paraprake përpara Euro 2024, Spalletti me disa befasi

Duke folur për TV Play nëpërmjet Tuttomercatweb, Totti diskutoi për shpresat e Italisë në Kampionatin Evropian, duke i parë pozitive.

“Mendoj se kur ka një kompeticion kaq të rëndësishëm si Evropiani, grupi del para individit”, ka thënë fillimisht Totti.

“Italia është e fortë, ata kanë një trajner të madh dhe ne shpresojmë se ata mund të bëjnë mirë”, përfundoi legjenda italiane. /Telegrafi/