Telegrafi

Totti: Lojtarët e Real Madridit më quajnë të çmendur që refuzova ekipin e galaktikëve, por unë nuk pendohem

Francesco Totti ka folur edhe një herë për largimin e tij të papritur nga Roma, por edhe në kohën kur refuzoi galaktikët e Real Madridit sa ishte futbollist.

Legjenda e madhe italiane u largua nga Roma verën e kaluar pasi u ndje i izoluar në rolin e tij në zyrë.

Tani legjenda romake është kthyer të flasë për largimin e tij dhe refuzimin që i bëri Real Madridit në vitet e arta.

Lexo po ashtu Kërkesa unike e Perezit drejtuar Tottit: Më jep autograf dhe shkruaje i vetmi futbollist që me të vërtetë e refuzoi Real Madridin

“Tërheqja nga futbolli ishte paksa e papritur, por e saktë. Tani e pranoj, por më duheshin dy vjet, sepse nuk ishte vendimi im. Në çdo rast, kurrë nuk u pendova për vendimet e mia”, ka thënë fillimisht Totti për DAZN.

“As edhe kur isha 25 vjeç dhe Real Madrid më thirri për t’u bashkuar me Galactikët, megjithëse pata një moment konfuzioni”.

Lexo po ashtu Totti: Nëse do të largohesha nga Roma do të transferohesha vetëm te Real Madridi

“Tani, kur shoh disa lojtarë të atij Real Madridi ata më thonë ‘ju ishit të çmendur, ju hoqët dorë nga skuadra më e mirë në botë”.

“Do të thotë që ndonjëherë koka nuk arsyeton, duhet të jesh i çmendur. Në çdo rast, kam marrë një vendim për dashurinë për të cilën nuk pendohem”, përfundoi italiani. /Telegrafi/