Francesco Totti e pranon se kishte një raport të veçantë me ish shokun e skuadrës te Roma, Mohamed Salahun.
Salah e veshi fanellën Giallorosse nga 2015 në 2017, kur kaloi për 42 milionë euro te Liverpooli.
“Është vërtet e trishtuar kur çdo lojtar largohet nga ekipi, sepse ju i doni njerëzit kur i shihni ata çdo ditë”.
“Ky është gjithashtu rasti për Salahun, Alissonin dhe çdo lojtar tjetër Gialloross”.
“Kam pasur një raport të veçantë me Momo. Sa herë që stërviteshim ose luanim së bashku, ai do të më thoshte: “Ti je një lojtar i një niveli krejtësisht të ndryshëm”.
“Ne kishim shumë kënaqësi së bashku, ai është një person i jashtëzakonshëm dhe i vërtetë”.
“Ai i dha aq shumë Romës, por në jetë duhet të merrni vendime dhe ato duhet të respektohen”, ka thënë legjenda e Romës, Totti për beIN Sports.
Salah bëri 83 paraqitje për Romën, duke shënuar 34 gola me duke dhënë 24 asistime. /Telegrafi/