Telegrafi

Totti ia konfiskoi çantat dhe këpucët ish-gruas, derisa ajo ia mori orët e shtrenjta

(Foto: Instagram/ilaryblasi)

Shkurorëzimi mes futbollistit legjendar të Romës, Francesco Totti dhe ish-gruas së tij, Ilary Blasi, po bëhet gjithnjë e më i shëmtuar teksa detajet dalin në pah.

Gjegjësisht, ish-lojtari italian pretendon se prezantuesja televizive u largua nga banesa e tyre duke i marrë me vete orët e shtrenjta Rolex, shkruan The Times.

Nga ana tjetër, mediat vendase raportuan se 46-vjeçari dyshohet se i ka konfiskuar këpucët dhe çantat e shtrenjta për shkak se ia ka marrë orët.

Pavarësisht akuzave për tradhti bashkëshortore të Tottit, e cila thuhet se çoi në divorc, fansat e tij besojnë se ai është një person jashtëzakonisht besnik pasi ka qenë besnik ndaj klubit të Romës dhe qytetit të tij për vite me radhë.

Francesco dhe Ilary u martuan në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë. Në fillim të këtij viti, pati zëra se legjenda e futbollit ishte fotografuar me një femër tjetër.

“Nuk kam qenë i vetmi apo i pari që kam qenë jo besnik”, ka thënë shkurt futbollisti për mediat. Përkatësisht, gazetarët zbuluan edhe aferën e Blasit me një trajner personal.

Totti ka thënë se kishte gjetur prova të tradhtisë bashkëshortore në celularin e saj.

Tani ish-gruaja e tij është duke e paditur për kthimin e çantave të saj të shtrenjta dhe një seancë gjyqësore është planifikuar të zhvillohet të premten.

“Gjithçka që ajo duhet të bëjë është të kthejë orët mbrapa dhe gjithçka do të jetë mirë”, ka thënë një burim i afërt me Tottin. /Telegrafi/