Site icon Telegrafi

Totti do fillojë kursin për licencën e trajnerit

Legjenda e Romës, Francesco Totti do të fillojë procesin e arritjes së licencës UEFA B për trajner më 19 shtator.

Ishte raportuar muajin e kaluar se drejtori i ri i Giallorossëv, i cili u tërhoq nga futbolli i luajtur në fund të sezonit të kaluar, do të merrte shenjat e tij të para rreth punës së trajnerit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Totti, drejtor i Romës - dua të bëj atë që bëra si futbollist

Është menduar që Totti është i gatshëm të mbajë opsionet e hapura pas pensionimit dhe federata italiane e futbollit ka konfirmuar se ai do të fillojë një kurs për trajner më vonë këtë muaj.

Lexo po ashtu Totti përshkruan ‘10-shin’ perfekt (Foto)  

“Më 18 shtator 2017, Francesco Totti do të fillojë kursin e trajnerit për Licencën B të UEFA-s”, konfirmoi federata italiane në faqen e tyre në Facebook.

“Kursi është duke u organizuar nga federata italiane në qendrën sportive të Romës, Fulvio Bernardini di Trigoria”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Exit mobile version