Telegrafi

Tottenhem po mendon për transferimin e Brozovicit

Skuadra angleze, Tottenham Hotspur duket se nuk është dorëzuar për kroatin Marcelo Brozovic.

Mesfushori kroat është titullar i padiskutueshëm tek Interi dhe një dëshirë e madhe e Tottenhemit.

Skuadra angleze kishte provuar në dy afatet kalimtare të mëparshme të nënshkruajë me të por nuk ia doli.

Tani mediat angleze kanë raportuar se Spurs përsëri janë futur në garë për transferimin e tji.

Brozovic duke festuar një gol me fanellën e Interit këtë edicion. (Foto/Getty Images)

Interi ka nevojë të shesë futbollistë për të rregulluar financat dhe Brozovic mund të jetë njëri nga ta.

Sipas medieve angleze, Tottenham janë të gatshëm të ofrojnë rreth 35 milionë euro për Brozovicin.

25-vjeçari ka një kontratë me ‘Neroazzurrët’ deri në qershorin e vitit 2021 pas transferimit nga Dinamo Zagreb.

Në 15 ndeshje këtë edicion, Brozovic ka shënuar tre gola me fanellën e Interit dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/