Telegrafi

Tottenhami i vendos çmim astronomik yllit të tyre, Harry Kane

Tottenham Hotspur thuhet se i ka vendosur sulmuesit Harry Kane një çmim prej 250 milionë funte, në përpjekje për të shmangur interesin e ardhshëm për yllin e tyre.

Kane, i cili ka shënuar 169 gola për Spurs në të gjitha garat që nga debutimi i tij, kohëve të fundit ka folur hapur për dëshirën për të fituar trofe.

Kjo dalje publike me dëshirë për largim nga klubit ka shkaktuar qartë shqetësimin për presidentin e Spurs, Daniel Levy.

Lexo po ashtu Ferdinand këshillon Kane: Duhet të largohesh nga Tottenhami

Sipas mediumit britanik The Telegraph, kryetari i klubit i ka vendosur anglezit Kane vlerën prej 250 milionë funtesh apo 282 milionë euro.

Vendosja e këtij çmimi të lartë vjen për të shmangur interesimin e klubeve të mëdha si Barcelona dhe Real Madrid që e duan yllin anglez.

Në rast largimi për 250 milionë funte, Kane do të bëhej transferimi më i madh në histori të futbollit.

Momentalisht rekordi mbahet nga ylli brazilian, Neymar, i cili për 222 milionë euro kaloi nga Barcelona te Paris Saint-Germain. /Telegrafi/