Tottenham Hotspur do të kërkojë 44 milionë funte (50 milionë euro) nga Manchester Unitedi për transferimin e Toby Alderweireld gjatë afatit kalimtar veror, bëjnë të ditur mediat belge.
Kontrata e 29-vjeçarit skadon në vitin e ardhshëm, ndërsa Spursat e kanë opsionin e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë.
Mirëpo, nëse ndodh kështu, atëherë do të aktivizohej klauzola prej 25 milionë funtesh (28.5 milionë euro) në verën e vitit 2019.
Klubi londinez ka biseduar me Alderweireld për vazhdimin e kontratës, mirëpo deri më tani palët nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët.
Sipas HLN, Tottenhami është tërhequr nga bisedimet për shkak se lojtari është duke kërkuar pagë të lartë.
Futbollisti belg kërkon të paguhet po aq sa Virgil van Dijk, i cili përfiton 180.000 funte (205.800) në javë te Liverpooli. Mirëpo, kreu i Spursave, Daniel Levy, refuzon ta paguajë më shumë se 100.000 funte (114.340) në javë.
Duke qenë se nuk po arrihet marrëveshja, Tottenhami ka vendosur ta shesë lojtarin në fund të sezonet, por shuma e kërkuar është 44 milionë funte (50 milionë euro)
Krahas Unitedit, edhe Paris Saint-Germaini e Barcelona janë klubet që po e monitorojnë situatën e mbrojtësit belg. /Telegrafi/