Site icon Telegrafi

Tottenhami vazhdon interesimin për Zaniolon

Tottenham Hotspur ka ndjekur nga afër lojtarin e Romës, Nicolo Zaniolo dhe tashmë ka bërë ofertë në vlerë 50 milionë euro.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Tottenhami vështroi paraqitjen e mesfushorit italian në fitoren 2-0 të Romës ndaj Juventusit në Olimpico të dielën mbrëma.

Gazetari i këtij mediumi Nicolo Schira shton se Spurs janë vërtetë të interesuar për ta sjellë Zaniolon në Londrën e Veriut këtë verë.

Lexo po ashtu Top 10 futbollistët e rinj më të shtrenjtë – Sancho, Guendouzi dhe Zaniolo në krye të listës

Tottenhami tashmë ka bërë të ditur ofertën e tyre prej 50 milionë eurove për nënshkrimin e 19-vjeçarit javë më parë.

Zaniolo pati paraqitje të mirë ndaj Juventusit (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Kjo ofertë mund të mos jetë e mjaftueshme për Romës, por Spurs mund të rrisë atë pas ka shtuar fondet pas arritjes në finalen e Ligës së Kampionëve.

Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe Juventusi dhe Bayern Munichu. /Telegrafi/

Exit mobile version