Telegrafi

Tottenhami tenton transferimin e Hysajt nga Napoli

Elseid Hysaj është duke u lidhur me një largim nga Napoli në këtë afat kalimtar.

Mbrojtësi shqiptar në sezonin e kaluar nuk ishte edhe aq pjesë e planeve të Carlo Ancelottit, andaj në këtë verë po e kërkon largimin nga skuadra italiane.

Sipas “Daily Star”, mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë tani ka zgjuar edhe interesimin e Tottenham Hotspurit.

Elseid Hysaj (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Lojtari 25-vjeçar po kërkohet po ashtu edhe nga Juventusi i Maurizio Sarrit, pasi italiani kishte punuar me Hysajn te Napoli.

Spurs e shohin mbrojtësin shqiptar si zëvendësues ideal të Kieran Trippier që në korrik u transferua te Atletico Madridi.

Lexo po ashtu Hysaj drejt transferimit te Juventusi, Sarri kërkon bashkimin me mbrojtësin shqiptar

Skuadra nga veriu i Londrës duhet të shpejtojë nëse dëshiron t’i marrë shërbimet e Hysajt, pasi afati kalimtar në Angli mbyllet më 8 gusht, që i bije më pak se katër ditë.

Napoli thuhet se është i gatshëm për shitjen e Hysajt, mirëpo kërkon 25 milionë euro nga shërbimet e tij. /Telegrafi/