Telegrafi

Tottenhami tenton transferimin e Alenas nga Barcelona

Carles Alena (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspuri thuhet se dëshiron ta transferojë talentin e Barcelonës, Carles Alena.

Mesfushori spanjoll nuk po ka hapësirë te Blaugranasit, andaj kjo ka bërë që Spurs të interesohen për të.

Sipas Mundo Deportivos, skuadra angleze ka filluar kontaktet e para me përfaqësuesit e 21-vjeçarit që ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.

Tottenhami e di se do të jetë shumë e vështirë për ta transferuar Alenan, pasi kampioni i La Liga-së nuk e do largimin e tij.

Lexo po ashtu Barcelona nuk do të blejë në janar, por i duhet të shesë

Por, një ofertë e majme në drejtim të lojtarit mund t’i ndryshojë gjërat, sidomos nëse i siguron vendin e titullarit.

Alena thuhet se e ka ofertën në tavolinë, mirëpo mbetet të shihet në janar nëse do të arrihet një marrëveshje mes të tria palëve. /Telegrafi/