Tottenham Hotspur thuhet se janë të ‘çmendur’ për të nënshkruar me Iscon, ku do të mundohet ta bëjnë të pamundurën për ta transferuar në janar.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Mauricio Pochettino është një admirues afatgjatë i mesfushorit të Real Madridit.
Trajneri argjentinas e sheh ish-yllin e Malagas si një nënshkrim strategjik që mund të jap skuadrës së tij, Tottenham, një hap përpara në cilësi.
Kryetari i ‘Spursave’, Daniel Levy, thuhet se se ka marrë parasysh raportet e trajnerit të tij mbi Isco dhe është i gatshëm për të kënaqur dëshirat e argjentinasit këtë dimër, duke pasur parasysh se do të kishte më shumë konkurrencë verën e ardhshme.
Megjithatë, negociatat mes dy klubeve mund të jenë të ndërlikuara pasi ‘Los Blancos’ nuk janë ndarë të kënaqur nga marrëveshjet e zgjatura për Luka Modric dhe Gareth Bale. /Telegrafi/