Tottenham Hotspur i ka ofruar kontratë Harry Kane duke ia rritur dukshëm rrogën e tanishme, me qëllimin për ta bindur të qëndrojë.
Bayern Munichu dhe Manchester Unitedi janë përpjekur ta bindin sulmuesin të largohet nga Londra veriore.
Mirëpo, Spursat nuk duan ta shesin, edhe pse kontrata e tij po hy në vitin e fundit.
30-vjeçari përfiton rreth 200.000 funte (234.000 euro) në javë me kontratën e tanishme, por The Guardian bën të ditur se Tottenhami do t’i bëjë ofertë me shifra më të larta.
Megjithatë, Kane nuk dëshiron që ta nënshkruajë kontratën e re para se të mbyllet afati i tanishëm kalimtar, pasi dëshiron t’i shqyrtojë opsionet e tij.
Pronari Daniel Levy beson se mund ta bindë anglezin të qëndrojë, ndërkohë që do ta nisin sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Ange Postecoglou. /Telegrafi/