Telegrafi

Tottenhami i shtohet garës, do Lozanon

Tottenham Hotspur ka etiketuar yllin meksikan të PSV Einthovenit, Hirving Lozano, si njërin nga objektivat kryesore.

Lozano ka zhvilluar një sezon superior me gjigantin holandez, teksa paraqitjet e mira i ka bart edhe në Kupën e Botës, ku shkëlqeu me Meksikën.

Edhe fillimi i sezonit aktual e ka zënë Lozanon në një formë të lartë dhe kjo ka bërë që sulmuesit anësor t’i shtohet skuadrat që e duan.

Lexo po ashtu Lozano: Ndeshje e komplikuar ndaj Barcelonës, do të ishte ëndërr të luajë për ekipin nga Camp Nou

Së fundmi interesim ka shprehur edhe skuadra londineze, Tottenham, e cila e do pjesë të tyre yllin e PSV-së.

Lozano ia siguroi golin e fitores Meksikës ndaj Gjermanisë (Getty Images)

Sipas mediumit britanik The Sun, Tottenhami po e monitoron me kujdes progresin e sulmuesit të PSV-së, Lozano.

Barcelona ka ndjekur 23-vjeçarin meksikan, por Spurs janë shumë të interesuar në yllin e Meksikës.

Lexo po ashtu Real Madridi dëshiron Alonson e Lozanon në afatin e janarit

Lozano i pëlqen edhe italianëve të Interit, anglezëve të Chelseat dhe spanjollëve të Real Madridit.

Çmimi i Lozanos mendohet të jetë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/