Tottenham Hotspur ka etiketuar yllin meksikan të PSV Einthovenit, Hirving Lozano, si njërin nga objektivat kryesore.
Lozano ka zhvilluar një sezon superior me gjigantin holandez, teksa paraqitjet e mira i ka bart edhe në Kupën e Botës, ku shkëlqeu me Meksikën.
Edhe fillimi i sezonit aktual e ka zënë Lozanon në një formë të lartë dhe kjo ka bërë që sulmuesit anësor t’i shtohet skuadrat që e duan.
Së fundmi interesim ka shprehur edhe skuadra londineze, Tottenham, e cila e do pjesë të tyre yllin e PSV-së.
Sipas mediumit britanik The Sun, Tottenhami po e monitoron me kujdes progresin e sulmuesit të PSV-së, Lozano.
Barcelona ka ndjekur 23-vjeçarin meksikan, por Spurs janë shumë të interesuar në yllin e Meksikës.
Lozano i pëlqen edhe italianëve të Interit, anglezëve të Chelseat dhe spanjollëve të Real Madridit.
Çmimi i Lozanos mendohet të jetë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/