Ylli i Atletico Madridit, Thomas Lemar po pëlqehet shumë nga klubet e Ligës Premier, të cilat janë të interesuara ta transferojnë gjatë këtij muaji.
Lemar u transferua nga Monaco te Atletico në verën e kaluar, por pa arritur të lë gjurmë.
Mos-shkëlqimi i tij, shkaku edhe i hapësirave të pakta kanë bërë që Lemar të bëhet një emër i kërkuar nga klubet tjera.
Të parët që shprehen interesim për transferimin e reprezentuesit francez ishte Arsenali.
Sipas mediumit Footmercato, Tottenhami i është bashkuar garës me fqinjët e veriut në Londër, Arsenalin, për Lemar.
Francezi mund të lejohet të largohet nga Atletico Madridi në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të dimrit. /Telegrafi/