Telegrafi

Tottenhami rikthen interesimin për Lenglet

Tottenhami është duke tentuar sërish transferimin e Clement Lenglet nga Barcelona.

Mbrojtësi francez nuk është shumë i rëndësishëm për skuadrën katalunase dhe mund të largohet në janar.

Sipas asaj që raporton gazetari Gerard Moreno, Spurs kanë rikthyer interesimin për Lenglet dhe duan ta marrin në afatin e dimrit.

Në anën tjetër, Barcelona do të pajtohej në shitjen e tij, vetëm nëse pranon një shumë mbi 25 milionë euro.

Tottenhami është i gatshëm të ofrojë deri në 30 milionë euro dhe kjo shumë mund të bindte klubin katalunas ta shesë mbrojtësin.

Lenglet ka startuar vetëm në katër ndeshje në La Liga deri më tani në këtë sezon dhe largimi është pothuajse i pashmangshëm. /Telegrafi/