Tottenham Hotspur ka refuzuar një ofertë huazimi nga Paris Saint Germain për mesfushorin anglez, Dele Alli.
Klubi parisian shpresonte të siguronte Allin si një shtesë e vlefshmë për skuadrën këtë sezon.
Megjithatë, oferta e tyre drejtuar klubit anglez nuk i ka bindur drejtuesit e Spurs.
Sipas mediumit The Guardian, një ofertë huazimi prej 1.5 milion funtesh është refuzuar nga Spurs, pasi është cilësuar si e pamjaftueshme.
Duket se menaxheri Jose Mourinho është i gatshëm t’i japë Allit më shumë shanse këtë sezon, edhe pse ai ka qenë i ngrirë nga ekipi i parë deri më tani.
Spurs janë afër nënshkrimit me Carlos Vinicius nga Benfica për një huazim fillestar me të drejt blerje. /Telegrafi/