Telegrafi

Tottenhami po turpëron Unitedin në Old Trafford – mbyllet pjesa e parë

Foto: Tottenham Hotspur

Tottenham Hotspuri është duke fituar 4-1 përballë Manchester Unitedin në Old Trafford në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Pjesa e parë ka qenë tragjike për Djajtë e Kuq që kanë pranuar plotë katër gola në 45 minutat e parë.

Unitedi ishte i pari që kaloi në epërsi me anë të Bruno Fernandes që shënoi nga penalltia qysh në minutën e dytë.

Por, vetëm dy minuta më vonë, Tanguy Ndombele i barazoi shifrat në 1-1.

Heung-Min Son e përmbysi rezultatin pas tre minutash më vonë nga goli i bashkëlojtarit, duke u asistuar nga Harry Kane.

Vendasit më pas mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Anthony Martial u përjashtua nga loja në minutën e 28-të me karton të kuq.

Më pas filloi dominimi total i Spurs, që e shënuan edhe golin e tretë me anë të Harry Kanes që realizoi në minutën e 31-të.

Gjashtë minuta më vonë, Son e shënoi edhe golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për Tottenhamin, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me tri gola epërsi. /Telegrafi/