Telegrafi

Tottenhami përgatitë ofertë për Depayn

Memphis Depay do të jetë i larguari i radhës nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar veror.

Sulmuesi holandez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez dhe me ardhjen e Robert Lewandowskit hapësirat për të do të jenë edhe më të vogla.

Duke marrë parasysh që kontrata e tij me katalunasit skadon pas një viti, Barcelona ka vendosur ta shes atë këtë verë dhe tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit.

Tottenham Hotspur është skuadra e radhës që është futur në garë për lojtarin me Antonio Conten që e pëlqen jashtëzakonisht shumë atë.

Depay në Angli kërkohet edhe nga dy skuadrat tjera të mëdha si Chelsea dhe Arsenal.

Ndërkohë interesim për lojtarin kanë shprehur edhe skuadrat italiane si Roma, Juventus dhe Milan.

Barcelona është gati ta lejoj largimin e futbollistit nëse vije një ofertë prej 20 milionë eurove.

E mediumi anglez Daily Expres ka raportuar se Spurs janë duke përgatitur ofertën për ta nisur në drejtim të Barcelonës për holandezin.

28-vjeçar ka zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat në sezonin e tij të parë me Barçen ku ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/