Tottenham Hotspur thuhet se ka ofruar 15 milionë euro plus shërbimet e Toby Alderweireld për mesfushorin e talentuar të Romës, Nicolo Zaniolo.
Zaniolo pritej të nënshkruante një kontratë të re me Romën, por bisedimet mes palëve thuhet se kanë ngecur.
Sipas mediumit italian Calciomercato.com, drejtori sportiv Gianluca Petrachi anuloi një takim të mërkurën pasi “rinovimet nuk janë prioritet”.
Pavarësisht nga nevoja e Giallorossëve për të rindërtuar skuadrën e tyre, ata gjithashtu rrezikojnë të humbasin Stephan El Shaarawy dhe Cengiz Under, i cili thuhet se kërkon kontratë të përmirësuar.
Si rezultat i kësaj, Gazzetta dello Sport dhe Daily Mail raportojnë se Tottenhami është i gatshëm të shfrytëzoj këtë situatë për të rrëmbyer Zanilon.
Klubi londinez thuhet se i ka ofruar Romës një ofertë prej 15 milionë eurosh plus shërbimet e mbrojtësit Alderweireld, i cili vlerësohet 25 milionë euro.
Edhe pse belgu është një nga emrat e parë në skuadrën e Spurs, ai ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij dhe ende nuk është pajtuar me kushtet për një marrëveshje të re. /Telegrafi/