Telegrafi

Tottenhami ofertë prej 70 milionë euro për Dybalan

Paulo Dybala . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Tottenham Hotspur ka paraqitur një ofertë prej 70 milionë eurove për Paulo Dybalan qw wshtw pranuar edhe nga Juventusi.

Lojtari e ka refuzuar Manchester Unitedin javë më parë.

Sipas Sky Sport Italia, klubi londinez dhe Juve kanë rënë dakord për shumë e 70 milionë eurove.

Paulo Dybala. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Tani i mbetet La Joyas që të vendos për të ardhmen, pasi ai e ka bllokuar edhe transferimin e Romelu Lukakut te Juve, duke mos pranuar kalimin në Old Trafford.

Ai mund të pranojë ofertën e Tottenham, pas trajneri Mauricio Pochettino është nga Argjentina dhe se e ka telefonuar personalisht Dybalan.

Dybala në aksion te Juventusi . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Tottenham janë edhe në Ligën e Kampionëve, duke luajtur në finale sezonin e shkuar.

Në tavolinë mbetet edhe oferta e Paris Saint-Germain. /Telegrafi/