Gareth Bale është kthyer përsëri në radarin e klubit anglez, Tottenham Hotspur, të cilët kërkojnë ta transferojnë këtë muaj.
Trajneri i Spurs, Jose Mourinho është i etur për të vazhduar forcimin e skuadrës së tij përpara se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve të janarit.
Klubi londinez nga White Hart Lane thuhet se e ka bërë yllin e Realit, Bale, shënjestrën e tyre kryesore për këto ditë të mbetura të afatit kalimtar.
Sipas mediumit britanik Daily Express, Tottenhami ka hapur bisedime për të nënshkruar me Bale nga Mbretërit këtë muaj.
Të dy palët tashmë janë në bisedime për një lëvizje të përhershme, por paga e yllit të Uellsit me 650 mijë në javë do të jenë një problem për klubin anglez.
Për Bale interesim më parë kanë shprehur edhe klubet nga Superliga e Kinës, si dhe Manchester United e Chelsea. /Telegrafi/