Tottenham Hotspur fitoi në Emirates ndaj Arsenalit me rezultat 0-2 në kuadër të çerekfinales së EFL Cup.
Ishte një lojë me raste nga të dy anët, por në fund fituan Spurs që u treguan konkret para portës kundërshtare.
Të parët që rrezikuan ishin vendasit me anë të Aaron Ramsey (8′) dhe Henrikh Mkhitaryan (12′), ndërsa goli i parë në takim erdhi nga Heung-Min Son në minutën e 20-të.
Pjesa e dytë filloi për rastin e Chrisian Eriksen (55′), ndërsa goli erdhi pesë minuta më vonë nga Dele Alli.
Eriksen (83′) kishte një tjetër rast, por Petr Cech bëri në pritje të mirë.
Pas këtij triumfi Spurs vazhdojnë në gjysmëfinale, ku kundërshtarin do të mësojnë me anë të shorit.
Në fazën tjetër janë kualifikuar edhe Manchester City, Burtoni dhe Chelsea. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=HdmSt7q5Pn4