Tottenham po synon një lëvizje për sulmuesin e Genoas, Giovanni Simeonen – birin i trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeones.
22-vjeçari argjentinas shënoi 12 gola për skuadrën e tij në sezonin e kaluar dhe aktualisht, ai është një objektiv për një numër të madh klubesh në Evropë.
Përveç Spursave, skuadra e Crystal Palacet dhe ato të Serie A si Torino dhe Fiorentina thuhet se janë të interesuar në shërbimet e sulmuesit të rio.
Simeone u bashkua me Genoa nga klubi argjentinas River Plate në një marrëveshje prej tre milionë eurosh verën e kaluar.
Tani çmimi i Simeones mendohet të jetë rreth 20 milionë euro, ndërsa për të më herët janë interesuar edhe Milani dhe Sevilla. /Telegrafi/