Tottenham Hotspur thuhet se ka bërë një veprim për sulmuesin anësor të Chelseat, Willian.
Sipas mediumit britanik Daily Express, 31-vjeçari ishte në prag të një lëvizje te Spurs në gusht të vitit 2013 – para se atyre ia rrëmbente Chelsea i Jose Mourinhos.
Willian është vlerësuar nga menaxheri Frank Lampard por e ardhmja e tij, si dhe ajo e Pedros, duket e zymtë me kontratat e tyre që do të skadojnë gjatë verës.
Dhe ai është duke u shënjestruar nga ish-trajneri i tij, Mourinho, i cili synon ribashkimin me brazilianin në klubit tjetër londinez.
Daily Express pretendon se Tottenhami ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e Willian për mundësinë e një transferimi gjatë afatit të janarit.
Lampard mund të joshet të marrë para nga lojtarin, por ai është mbështetur tek ai vazhdimisht këtë sezon, i cili ka shënuar pesë gola në 26 ndeshje. /Telegrafi/