Site icon Telegrafi

Tottenhami ka bërë ofertë zyrtare për Vedat Muriqin

Klubi i njohur anglez, Tottenham Hotspur, ka qenë i lidhur me sulmuesin shtatlartë të Fenerbahçes, Vedat Muriqin.

E gazetari turk i futbollit, Ferudun Nigdelioglu, ka shkruar në Twitter duke thënë se Tottenhami, bashkë me skuadrën tjetër nga Liga Premier, Burnley, kanë dorëzuar ofertat e tyre zyrtare në Fenerbahçe, shkruan Spurs-web.com.

Tottenhami ka qenë pa një zëvendësues të Harry Kane pas largimit të Fernando Llorentes dhe Vincent Janssenit.

Nigdelioglu thotë se Fenerbahçe do të tentojë ta bllokojë shitjen e përfaqësuesit 25 vjeçar të Kosovë në afatin kalimtar të janarit.

Kjo pasi  duan që ai tu ndihmojë që ata të mbesin në garë për titullin e ligës turke.

Muriqi ka shënuar 11 gola në 17 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe ka ndihmuar Fenerbahçen të mbajë pozitën e katërt në tabelë. /Telegrafi/

Exit mobile version