Telegrafi

Tottenhami i gatshëm t’i paguajë 60 milionë euro për Balen

Gareth Bale siç duket do të largohet nga Real Madridi në këtë afat kalimtar.

Fillimisht u pas si problem largimi i uellsianit nga Los Blancos, shkaku i pagës së tij të lartë, por edhe shumës së transferimit.

Por, Marca raporton se Tottenham Hotspur është duke e kërkuar me ngulm transferimin e tij në këtë afat.

Gareth Bale (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit spanjoll, Spurs do t’i paguajnë skuadrës spanjolle rreth 60 milionë euro për shërbimet e 29-vjeçarit.

Për Balen nuk interesohet vetëm skuadra e Mauricio Pochettinos, pasi në garës është edhe Manchester Unitedi, mirëpo kërkon që lojtari ta ulë pagën.

Lexo po ashtu Real Madridi ende i hapur për shitjen e nëntë lojtarëve

Në Spanjës raportohet se anësori do ta ulë pagën e tij, në mënyrë që t’i shpëtojë bankës rezervë të mbretërve, por edhe ta shpëtojë karrierën e tij në fund.

Ylli i kombëtares së uellsit në vitet e fundit më shumë ka qëndruar i lënduar se sa që ka luajtur, duke i kushtuar kështu Real Madridit një mal me para, andaj në këtë verë do të ndodhë largimi i tij. /Telegrafi/